PËR TË ASHTUQUJTURIT EGJIPTIAN

ROMËT MASHTRUAN MBARË EVROPËN

Qysh nga koha kur egiptanët 1) ballkanikë e shpallën veten pjesë “ përbërse “ të popujve të ish Jugosllavisë, u bënë edhe temë interesimi e shtypit, sidomos në Maqedoni. Para lindjes së papritshme të këtij etnonimi, në disa vende ballkanike u shfaqën disa pyetje të cilat imponohen vetvetiu. Si munden këta egjiptianë të pikin nga qilli si komunitet i ri, dhe çka është prapavija e kësaj!... Athua se egjiptianet në Kosovë me të vërtet janë ndonjë komunitet i ri – dhe athua se egjiptianet e Kosovës kanë parahistorinë e tyre?... Cilat grupe janë fshehur prapa këtij etnonimi, dhe, si mund t i shpjegojnë pohimet e tyre lidhur me origjinen e tyre egjiptiane?...
_____________________________________
1) etnonimin egjiptianë do ta përdorim pa thojza, për arsye se përdoret në shumë vende. Kur përmendim termin egjiptianë, fjalen e kemi për “ egjiptianët ballkanikë “, e jo për banorët e sotëm të Egjiptit.

Eshtë risi se në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta, ashtu si edhe në mbarë truallin e ish Jugosllavisë, filloi të zhvillohet procesi i “ zgjimit kombëtarë të egjiptanëve“, i cili bazën e mori nga vatra e këtij “ zgjimi “ në Maqedoni. Kështu, ky “ zgjim “ kapërceu suazat e ngushta që ekzistonin vetëm në Ohër, dhe u përhap kur egjiptianët e Maqedonisë kërkuan nga organet e pushtetit që t u njihet statusi i grupit etnik me rastin e regjistrimit të popullsisë.

Duam ta theksojmë se një rrjedhë e tillë e ngjarjeve ishte pasojë e një prapavije etnopolitike, e cila i inspiroi edhe disa ashkalinjë n a i v ë që, po ashtu, edhe ata të kërkojnë të bëhen egjiptianë, edhe pse nuk kishin asfarë vetëdije mbi origjinën e tyre egjiptiane.

Kjo ka të bëjë, kryesisht, me një “ grusht “ ashkalinjësh nga Kosova që, shekuj me radhë, gjyshër e stërgjyshër të tyre, kishin vetëdien e qartë se i takojnë grupit etnik a sh k a l i nj ë dhe ashtu e ndienin dhe duan ta njohin vetveten me këtë etnonim, i cili ka edhe mbështetjen e vet historike.

Fuqishëm dhe qartë duhet ta theksojmë të vërtetën historike se, qysh nga shekulli i 14- të, etnonimi EGJIPTIAN përdorej për ta shënuar komunitetin rom, i cili në ato kohë quhej me etnonimin “ cigan “, por në tekstin e mëtejm do ta përdorim etnonimin e tyre të ri- r o m, të cilët qysh nga ajo kohë janë shpërndarë nëpër mbarë Evropën, por me etnonimin EGJIPTIAN. Kështu ka lindur fjala anglishte “ Gypsy “ dhe shumë ekuivalente të kësaj fjale në shumë gjuhë evropiane. Lidhur me këtë fenomen në mbarë Evropën lindi dyshimi: pse romët e quajnë veten egjiptianë, edhe pse janë plotësisht të vetëdijshëm se egjiptianë nuk janë. Prandaj lidhur me këtë etnonim ekzistojnë spekulime të shumta.

Nga një numër dokumentesh historike mësojmë se prijsit romë, në shekullin e 14-të, duke arritur para dyerëve të qyteteve evropiane, vetveten e paraqitin si “ vojvodë nga Egjipti “ ose nga “ Egjipti i vogël “. Kjo RRENË e tyre në atë kohë u shitej, andaj për këtë arsye, deri në shek XIX mendohej se romët janë egjiptianë, përkatësisht se romët ORIGJINEN E TYRE E KANË NGA EGJIPTI. Por shumë shpejt u vërtetua se këto thënie të tyre janë të pavërteta, nga se romologët, kah fundi i shekullit të 18-të, në bazë të hulumtimeve linguistike, e vërtetuan plotësisht teorinë se romët origjinën e kanë nga India, e jo nga Egjipti, dhe kjo teori sot është pranuar në gjithë botën, edhe nga vet romët, sepse kanë ndryshuar kushtet dhe rrethanat historike e politike dhe janë zhdukur shkaqet për t u fshehur prapa këtij etnonimi, përkatësisht prapa etnonimit egjiptian. Mirëpo, “ patatet e nxehta “ ose “ këmbët e ariut “ u mbetën në dorë vetëm një pjese të vogël, ose si tham, “ një grushti “ ashkalinjësh, të cilët akoma mendojnë se prejardhjen e kanë nga Egjipti dhe se janë egjiptianë, edhe pse tani, për këtë etnonim jepen shpjegime tjetërfare.

Pse romët e quanin veten egjiptianë?

Teoria më e përhapur ishte se romët etnonimin egjiptian e kanë marrë nga një krahinë në Greqi që dikur quhej “ Egjipti i vogël “, për arsye se romët, pas përndekjes së tyre nga India, së pari janë vendosur aty, e më vonë janë shpërndarë nëpër mbarë Evropën e botën. Mirëpo, këtë teori qysh në fillim të shekullit XX shkencëtari Vinstedt e vuri në dyshim, duke pohuar se “ Egjipti i vogël “ kishte të bëjë me një koloni të madhe romësh në Peloponez, e cila në atë kohë quhej Modon ( sot – Mesenia ).

Në Bizant dhe në Greqi, qysh në atë kohë në këto hapësira ka qenë e zakonshme që ROMËT TË QUHEN EGJIPTIANË, për arsye se Mesenia e sotme ishte vend që gëzonte një stabilitet e siguri, për çka Peloponezi u bë një vendbanim i rëndësishëm romësh të asaj kohe. Përveç kësaj Mesenia ishte vend pushimi i vizitorëve në rrugë për në Vendet e Shenjta. Sipas shkencëtarëve, shkaqet pse romët, kur arrinin në Evropë, veten e quanin egjiptianë, kurse prijsit e tyre “ vojvodë “ nga Egjipti, është që të mund t u shitet mashtrimi me anën e të cilit do t i sqaronin shkaqet e vërteta të shtegtimit të tyre, pasi konstatuan se vizitorët ( haxhilerët ) janë udhëtarë të preferuar e të privilegjuar. Ata e kuptuan se, po qe se paraqiten si haxhilerë që i vizitojnë Vendet e Shenjta, kudo që do të arrinjë do të hasin në pritje më të mirë, se sa po të paraqiteshin me emrin e vërtetë – r o m ë. Pos kësaj, po qe se paraqiten si haxhilerë që shkojnë në haxhillëk, e pos kësaj, edhe si egjiptianë, e dinin se do të mund të nxirrnin edhe dokumente të cilat do t u mundësojnë kalimin më të lehtë të kufijve dhe do t u mundësohet pritje më e përzemërt edhe nga vet imperatori Sigismundi, por edhe nga vet papa, që të mund të kishin përkrahje më të mirë.

Faksimili i letres së papës Martini V nga viti 1420-të
Fshehja prapa etnonimit egjiptian dhe origjinës egjiptiane nga “ Egjipti i vogel “ ose nga Egjipti, dhe RRENA se janë udhëtarë për në Vendet e Shenjta, janë DY MASHTRIMET MË TË MËDHA HISTORIKE TË ROMËVE gjatë tërë historisë së tyre, me të cilat arritën ta MASHTROJNË tërë Evropën, mashtrim ky nga i cili nuk po mund të lirohen as një “ grusht “ ashkalinjësh të Ballkanit, të cilët, edhe sot e kësaj dite, me këmbëngulje po e quajnë veten “ EGJIPTIANË “, edhe pse askund në botë, e as në Egjipt, në pikëpamje KOMBËTARE veten nuk e quajnë egjiptianet, por
A R A B Ë. Kjo për arsye se në shekullin VII, pas invadimit të arabëve në Egjipt, ata morën kombin arabë, gjuhën arabe dhe kulturën e shkrimin arab. Dikush në Ballkan, e sidomos ashkalinjtë, ta quajnë veten “ egjiptian “ është një xhepur e pafalshme, andaj ata ashkalinjë që veten e quajnë egjiptianë janë në huti dhe lajthim të madh. Për këtë arsye ata duhet ti çelin sytë njëherë e përgjithmonë dhe ta gjejnë emrin e vet, e të mos bredhin kot. Mirëpo, nga ana e tjetër, asnjë populli, por as atyre që e quajnë veten “ egjiptianë “, kjo e drejt nuk mund t u mohohet, kjo është e drejt dhe zgjedhje e tyre e lirë.

Nga mesi i viteve të tetëdhjeta grupe etniket të Kosovës, për shkak të ngjarjeve të njohura, secila dëshironte ta gjente vendin e vet “ nën qiell”. Kështu edhe ashkalinjtë që tani veten e quajnë egjiptianë, u përpoqën ta trillojnë etnonimin e vet. Duke mos ditur rrugdalje tjetër, iu bashkëngjitën të ashtuquajturëve egjiptianë të Maqedonisë dhe moren etnonimin e tyre, edhe pse dihej se egjiptianë nuk ishin. Kështu një
“ grusht “ ashkalinjësh, që tani quhen egjiptianë, thënë qartë, dolën nga etnonimi i tyre shekullor – ashkali dhe, të mashtruar, iu bashkëngjitën emërtimit egjiptianë dhe tani, siç thot fjala popullore: “ pata me i lëshue, por nuk po më lëshojnë “.

Edhe pse janë bërë hulumtime e përpjekje të shumta, nuk kemi hasur në asnjë burim të sakt historik se në Kosovë dhe në hapësirat e Jugosllavisë së mëparshme ka ekzistuar ndonjë grup etnik egjiptianësh. Përveç ashkalinjëve, as në letërsinë e vjetër popullore as në histori, etnologji, leksikologji, egjiptianët kurr në Kosovë nuk janë përmendur as që për ta ka gjurmë të shkruara. Ata që deri në shekullin XIV janë quajtur egjiptianë, siç tham më sipër, kanë qenë r o m ë dhe ashtu janë quajtur nga shkaqet që i përmendëm më sipër. Egjiptianët e tanishëm kosovarë, të gjithë si një, janë rekrutuar nga grupe të mashtruara ashkalinjësh. Edhe romët tani janë të vetëdijshëm për etnonimin e tyre dhe, me krenari, quhen romë, por disa ashkalinjë mbahen për këtë etnonim si “ popi për kryq “.

Çeshtë fakt i pamohueshëm se romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët ballkanikë, deri në vitet e tetëdhjeta, nga ana e shqiptarëve janë quajtur “ magjup “, duke i futur të gjithë nën një ombrell, mu ashtu sikur edhe tani që ashkalinjtë i kanë futur në mesin e romëve dhe egjiptianëve, duke formuar “ sendviçin “ e quajtur RAE ( romë, ashkalinjë, egjiptianë ) e siç dihet, ajo që është në sendviç – hahet, ose më lehtë “ gëlltitet “. Mirëpo, edhe kjo është një xhepur e forcave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, ashtu që t u vie më lehtë ta destabilizojnë Kosovën duke e ndarë në shumë grupe etnike me shumë interesa kontradiktore.

Nga ana tjetër, ata që dëshirojnë ta fshehin të vërtetën, mund ti gjejnë njëqind rrugë, por rruga e të vërtetës është vetëm një, e kjo është e VËRTETA. Ashkalinjtë kanë të drejt, si edhe çdo popull, tjetër që të vërtetën për pëkatësinë e vet etnike ta kërkojnë edhe në thellësitë më të errta të historisë. Nga ky shkak do të japim edhe pak të dhëna historike lidhur me ashkalinjtë ( magjupë, romë dhe gabelë ).

Regjistrimi turk i popullsisë i cili përfshinte edhe magjupët, rrjedh nga shekulli XV. Ky është regjistrimi i xhidisë dhe tributeve, nga i cili mund të konstatohet se magjupët kishte edhe në Stamboll, Nikopole, Galipole, Jedrene, Janboll, Cirmen, Pllovdiv, Qystendil, Sofje, Nish, Smederevë, Prizren, Vushtrri, Vidin, etj. Këtë regjistrim e ka studiuar dhe komentuar edhe historiani turk Barkan. Në bazë të të dhënave që i ka sistematizuar historiani Barkan, thuhet se në Vilajetin e Rumelisë jetonin 67.000 magjupë. Sipas dekretligjit të sulltan Mehmedit II, magjupët trajtoheshin si myslimanë dhe ishin të liruar nga pagimi i xhidisë, për dallim nga romët të cilët ishin të detyruar ti paguajnë këto tribute. Nga lirimi i pagimit të tributeve dhe përshtatshmëri të tjera gëzonin sidomos ata që merreshin me zejen e farkëtarit dhe ata që punonin nëpër kështjellat e sulltanit. Por, si dokument i parë që përmend prezencen e magjupëve në trojet nën dominimin e Perandorisë turke, është regjistrimi i popullsisë i vitit 1491. Qëllimi i këtij regjistrimi dhe i regjistrimeve të ardhshme, ishte evidencimi i obliguesëve tatimor ( mbledhja e xhidisë ).

Një dokument tjetër që përmban shënime të llojllojshme, është edhe “ Ditari i udhëtimit në Carigrad dhe në Azi të Vogël i udhëpërshkruesit Hans Dernshvan, i cili u mbajtë prej vitit 1553 e deri në vitin 1555. Ai, pos tjersh, shënon se në Nish kishte arabë, magjupë dhe hebrenjë ( shih: I. T. “ Përmbledhja nr. 6-7, Nish, 1991” ).

Perandoria osmane në dy raste shpalli ligje ( kannuname ) në të cilat përmend magjupët, përkatësisht për magjupët. Kannunamen e vitit 1530 për magjupët myslimanë të Vilajetit të Rumelisë dhe në vitin 1541 “ Kannuni – i ser, asker – i Liva çingene “, për gabelët, alias romët. Sipas regjistrimit të vitit 1498, në rrethinën e Nishit ekzistonte Katuni i Alisë dhe Katuni i Mustafës. Këto dy fshatra u takonin dy timareve, gjë që dëshmon se magjupët ishin të lidhur për timarin, gjë e cila mendohet se nuk ka të bëjë vetëm me Nishin dhe Vranjën, por edhe me pjesë të tjera të Turqisë evropiane.

Nga “ Historia e Nishit “ ( fq. 154 ) shihet se në regjistrimin e vitit 1550/51, numri i shtëpive të magjupëve myslimanë ishte 108. Edhe në këto vise ligje të posaçme nxirreshin për magjupët myslimanë e veçmas për “ shkijet magjupë “, përkatësisht për gabelët. Vetëm në Kadillëkun e Nishit thuhet se kishte shumë arabë dhe, në vitin 1710 përmendet numri prej 334, por kishte edhe ebrenjë, grekë, bullgarë e “ arnaut “, fjalë e cila shpjegohet me “ ata që nuk janë kthyer “, të cilën fjalë turqit e morën nga arabët – të cilët kishin ardhur në këto vise në përbërjen e ordive turke, të cilët në ekspeditat e tyre luftarake merrnin edhe ushtarë nga vendet që ishin nën dominimin e tyre, siç ishte Sudani, Berberia e Persia.

Sipas shumë gjasave, por edhe në bazë të dokumenteve të studiuesve të ndryshëm, mund të vihet deri te përfundimi se magjupët e kanë prejardhjen nga Lindja e Afërt, Afrika Veriore dhe Persia e dikurshme, që në Spanjë quheshin m a u r ë, që në gjuhën spanishte do të thotë a r a b ë, kurse pas ardhjes në Turqi, së bashku me turqit erdhën në Ballkan. Fjala m a u r ë, me kohë pësoi ndryshime fonetike prej m a u r ëm a gj u p ë, që në gjuhën shqipe do të thotë a r a b ë. Ata arabë që punonin nëpër h a s e t ( pasuritë tokësore të mbretërve e vezirëve turq ) quheshin sipas kësaj fjale h a sh k a l i nj ë, që në gjuhën turqishte do të thotë punëtorë bujqësorë – argatë, por ne sot e përdorim variantin oficiel “ Ashkali “, fjalë e cila ka hyrë në përdorimin e përditshëm të ashkalinjëve.

Pse sot disa ashkalinjë veten e quajnë egjiptianë, nuk janë fajtorë, sepse ata në rrjedhën e shekujve, në masë të madhe u asimulian nga romët dhe grupet e tjera etnike, qoftë me anë të mimikrisë, qoftë me mashtrime të manipulime te ndryshme. Pjesëtarët e këtij grupi ashkalinjësh të mashtruar, nuk kanë kurfarë veçorishë të ndara kulturore as materiale nga ashkalinjtë. Adetet e dasmes, të varrimit, të synetimit dhe të gjitha adetet e të tjera i kanë të njejta, andaj nuk mund të flitet kurrsesi se ashaklinjtë dhe egjiptianët janë dy grupe të posaçme etnike. Madje edhe në Turqi për shënimin e grupit etnik që sot duan të quhen egjiptianë, përdoret termi “ m,s,r mangri “ ( gabelë të Misirit ), sepse qysh atëherë është ditur se romët e kanë mashtruar botën duke e quajtur veten banorë të Egjiptit. Mirëpo, në Turqi bëhët dallimi kur është fjala për romët ( mangrit ) dhe për egjiptianët ( koptët ) dhe, për të shënuar këtë grup etnik përdoret termi k o p t ose k,p,t,i. ( Kopt, kopta - arab. Kubt, greq. Aigyptios-egjiptianë). As në regjistrimin e popullsisë të vitit 1991 nuk përmenden egjiptianët, kurse ashkalinjtë përmenden me shekuj nga historianë e shkencëtarë disiplinash të ndryshme.

Gazetari Damjanoviq, një njohës i mirë i rrethanave kosovare, thot se egjiptianët konsiderohen romë. Pos kësaj, Prof. Tatomir Vukanoviq, profesor dhe historian, thot në librin e tij “ Drenica – druga srpska Sveta Gora “, kështu: “ Kur është fjala për Kosovën çdo gjë, me të vërtetë, tregon se egjiptianët anëtarët e vet i kanë rekrutuar ( i kanë regjistruar, v. i. ) nga ashkalinjtë. Pra, Tatomir Vukanoviq, në studimet e veta i përmend ashkalinjtë, e gabelët, por jo edhe egjiptanët. Në një pyetje të tij që ua bëri ashkalinjëve të Drenices, se kah e kanë prejardhjen, ai mori përgjegjen se “ ashkalinjët e kanë prejardhjen nga Lindja e Afërt “, kurse po aty flet edhe për romët të cilët në libër i quan “ gabelji “, duke thënë se ata merren me kallaitjen e enëve dhe me lypje, dhe se gjuha e tyre është gabelishtja ( gjuha rome ).
Mandej ai thotë: “ Ashkalinjtë janë të konfesionit myslimanë dhe kanë shumë zakone të përbashkëta me shqiptarët. Gjuha e tyre është shqipja dhe ata nuk çojnë jetë endacake ”. Pos kësaj dihet se ashkalinjtë herë – herë janë asimiluar, ndërsa romët kurr nuk janë asimiluar, për dallim nga disa grupe ashkalinjësh që tani veten e quajnë egjiptianë “.

Prof. dr Jelavich, në librin e botuar më 1983, në faqen e 60-të cekë se: “ Shumë ashkalinjë janë asimiluar, por mbizotëron mendimi se ata janë asimiluar gjatë sundimit otoman, kur kanë punuar si punëtorë bujqësorë. Shikuar globalisht, pozita e këtyre bujqëve ka qenë më e vështirë sesa e bujqëve të tjerë. Në shumicën e rasteve ata kanë qenë punëtorë të zakonshëm bujqësorë të quajtur “ argatë “.

Shkencëtari Petroviq në librin e vet të botuar më 1976, në faqen e 56-të shkruan, pos tjerash: “ Përdorimi i ashkalive si fuqi punëtore në pasuritë turke ka filluar menjëherë pas pushtimit otoman. Megjithate, fati i ashkalinjëve që kanë jetuar nën otomanët ka qenë më i mirë sesa i romëve që kanë jetuar në Evropën Perëndimore “. Po këtë e pohon edhe shkencëtari Fraser, në librin e botuar më 1992 në fq. 173 – 178.

Prof. dr Vukanoviq thotë mandej: “ Për shkak të asimilimit, ashkalinjtë mbajnë të drejtën e një statusi më të lartë shoqëror se sa gabelët “. Përveç disa ashkalinjëve, më me siguri edhe disa grupe të tjera deklarohen si egjiptianë. Pasi libri është botuar para kësaj lëvizjeje më të re të egjiptianëve, ai merret ekskluzivisht me a r l i t ë lokal, të cilët veten e kanë quajtur egjupë ose egjiptianë ( shqip: evgjitë e jevgjë ).

Gjatë kohës së sundimit turk, Nishi kishte 40 mëhallë. Një ndër to ishte edhe mëhalla e egjiptianëve. Kjo mëhallë është e vizatuar në “ Planin francez nga viti 1737 “ dhe është shënuar me emërtimin francez “ Baraques des Egiptiens “. Ky shënim është cekur në bazë të “ Sallnamës së Prizrenit të vitit 1873/74 “.

Siç po shihet, në shekullin e 17-të mbarë Evropa ka qenë e mashtruar dhe ka konsideruar se romët janë egjiptianë, të ardhur nga Egjipti ose “ Egjipti i Vogël “.
Pse kësaj rrene i nënshtrohen edhe disa ashkalinjë, duke e pasë të qartë se egjiptianë në atë kohë nuk ka pas askund, e madje as në Egjipt?

Kush janë evgjitët dhe jevgjit?

Nga libri i Sami Frashërit “ Shqipëria dhe shqiptarët “, në përkthim të Zyber Hasan Bakiut, Tiranë, 2002, mësojmë se evgjitët e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera ku ekzistojnë nuk janë egjiptianë, por janë një nga fiset e shumta i n d a s e, që do të thotë se i takojnë fisit rom. Këtë fakt e vërteton libri origjinal i Sami Frashërit “ Kamus al-a lam “, i cili në faqet 219 e 220, konstaton: “ Si kundër kombet e degëzuara nga kombi i vjetër Aria, që janë quajtur “ Kombe Aria “ ose “ Ariane “, po ashtu edhe gjuhët që kanë folur këta në epoka të ndryshme quhen “ Gjuhët aria “ ose “ ariane “. Kombet aria që ekzistojnë sot e kësaj dite janë ndarë në gjuhët e vjetra dhe në gjuhët e reja. Në faqen 221 Frashëri gjuhët e Indisë i ndanë në degë të caktuara, dhe thotë: “ Gjuhët e reja të indishtes ndahen në: industianishtja ( urdu ), Bengalishtja, Keçranishtja, Nepalishtja, Qeshmirishtja, Meltanishtja, Sendishtja dhe EVGJITJA “. Pra evgjitja është gjuhë e Indisë.

Këto fakte të Sami Frashërit i pohon edhe shkencëtari shqiptar, Jakov Milaj, në librin e tij “ Raca shqiptare “, në të cilin thotë: “ Evgjitët dhe gabelët janë pjesëtarë të racës indide. Të parët quhen ... edhe jevgjë. Duket se, si në të gjithë Ballkanin, ashtu edhe në Shqipëri janë shpërndarë me anën e turqëve ( kanë ardhur së bashku me turqit).

Në enciklopedinë Wikipedia që është rrjeti më i përhapur në internet, po ashtu thuhet: “ Historikisht egjipjanët ballkanikë kanë ardhur në Ballkan dhe në Shqipëri nga India nëpërmjet Egjiptit dhe kjo është lidhja e vetme e tyre me këtë vend “.
Këte po e shënojmë edhe ne gjuhen anglishte, që egjiptianët ballkanikë të binden kush janë: “Historically the jevgj or evgjit (gypsy) have or to the Balkans and to Albania from India through Egypt and this is the only connection with this country ...”

Qe edhe lidhur me gjuhën që e flasin evgjitët:
Speak an Indian dialect, but it is not Afhgan (Pushto) or Romani, ... Evgjit. Used in Albania for a particular group of Gypsies who say they came from...” (Shih: Google –evgjit India).

Që të kuptohet më lehtë, në vijim po e japim tabelen jo të plotë të botuar në këtë libër:

DEGA GRUPI GJUHËT E VJETRA GJUHËT E REJA
INDI   Sanskrishtja e vjetër

Sanskrishtja e re

Pali

Perqeri

Industianishtja
( urdu ), Bengalishtja,
Keçranishtja,
Nepalishtja,
Qeshmirishtja,
Meltanishtja,
Sendishtja,
dhe EVGJITJA
IRAN   Zend

Persishtja e vjetër

Pahlevi

Persisht, Pihti
( Gjuha e Afganit )
Kurde
Ermenisht
Estisht

Degët e tjera nuk i shënuam, pasi për këtë rast dëshironim të vërtetojmë vetëm ate për çka jemi duke folur, e kjo është se EVGJITËT nuk janë egjiptianë as a r a b ë, as sa i përket kombit, as sa i përket gjuhës, por janë i n d a s, ose si i quajmë ne në Kosovë -romë ose gabelë.

Përveç kësaj, edhe shkencëtari dhe juristi më i njohur malazez, thot se në Mal të Zi etnonimi “ egjiptianë është shfrytëzuar si eufemizëm për fjalën pezhorative “ cigan “
( Shih: Valtazar Bogishiq, 1874: 402 ).

Por analfabetizmi dhe mosdia, sidomos ndër popullatën ashkaliane kanë lëshuar rrënjë të thella. Analfabetët e vegjël po rriten dhe po bëhen analfabet burra, dhe kështu vargu i analfabetizmit nuk po këputet.

Për gjendjen e arsimimit në radhët e disa minoriteteve në shumë raste fajsohen përfqësuesit e minoriteteve. Por, a ka faj fëmiu i një pjesëtari të minoritetit kur fëmiu i etnitetit shumicë i kanoset se “ nëse nesër vie në shkollë të pret kjo “ ( duke ia treguar thikën ). Kur për këtë kanosje prindi i ankohet drejtorit që i takon etnitetit shumicë, ai thotë: “ Shukat se qysh kam menduar, tepër mirë është! “. Kjo do të thotë se fëmiu i pjesëtarit të minoritetit nuk ka pse të ankohet pse shoku i tij i klasës nuk e lejon të vie në shkollë, se përndryshe ...! Në cilin shekull po jetojmë?...

Çka mund të pritet nga një fëmi i moshës 12- vjeçare, kur edukatori i tij mendon kështu?

Për këtë një faj të mirë e ka edhe tubimi i Rambujesë, i cili i ngjante një
“ strajce gabelësh “, në të cilën çdo gjë që fitohet si lëmoshë përzihet në te. Edhe aty moren pjesë, pos të tjerëve, edhe romët, edhe egjiptianët... Edhe vet qeveria serbe i turpurohej mbledhjes së Rambujesë, por edhe bashkësia ndërkombëtare, kur konstatoi përberjën e Delegacionit të qeverisë serbe.

Për këtë qe çka thotë Prof. dr Muhamet Pirraku: “ Hashkalinjtë, as romët nuk janë
fajtorë kolektiv për veprat kriminale... të ndonjë plangprishësi nga radhet e tyre... Vërtetë, në fazën e civilizimit që janë hashkalinjtë, çdo mjedis kombëtar në Ballkan dhe në Evropë do t i konsideronte pjesë përbërëse të pandashme të kombit të tyre “.

Lidhur me ate që u tha deri tani, mund të nxjerrim këtë


K O N K L U Z I O N

Nga studimet e deritanishme të studiuesëve të ndryshëm mund të nxirret përfundimi se:

E para, shumë romë akoma nuk kanë dalë nga etnonimi i vjetër që përdorej deri në shekullin e l8-të me të cilin mashtruan mbarë Evropën dhe, ne vend që të tregonin të vërtetën, u deklaruan se janë egjiptianë nga Egjipti ose “Egjipti i vogël”, gjë të cilën e vërtetuan vet romologët;

E dyta, disa ashkalinjë, një grup i vogël sish, kërkonin shpëtim nga shkatërrimi e vdekja, për shkak të përndjekjeve e persekutimeve në prag dhe pas turbullimeve në Kosovë kërkonin “vend nën qiell”, ngase edhe ata nga shqiptarët quheshin romë. Andaj memzi pritën thirrjen e “egjiptianëve” të Maqedonisë që edhe ata të deklarohen egjiptianë, edhe pse kurr nuk kanë pasë vetëdien për këte, etnonim nga i cili tani nuk po mund të “nxirren”, apo më mirë të themi nuk po duan, për arsye se nga kjo ndarje po kanë edhe levërdi materiale, ngase bashkësia ndërkombëtare, kinse për ahkak të vendosjes së shoqërisë multietnike, po i financon partitë dhe shoqatat e tyre;

E treta, ata romë që kanë mbetur në etnonimin e vjetër “egjiptianë“ dhe kanë pranuar fenë myslimane dhe kulturën materiale islame, përkah kombi janë a r a b ë, e cila gjë vlen edhe për ashkalinjtë e mashtruar;

E katërta, ata romë e ashkalinjë që janë konvertuuar në krishtënizëm dhe predikojnë krishtënizmin, që kryqohen dhe në gjoks mbajnë kryqin, që festojnë Shën Naumin dhe festat e tjera të krishtera, është e sigurtë se e vetmja lidhje e tyre me Egjiptin e lashtë janë k o p t ë t. Për këtë lidhje të koptëve të Maqedoniosë me Egjiptin, qe çka thotë i ndjeri Prof. dr Miodrag Kalender Haxhi – Ristiq, profesor i etnologjisë në Universitetin e Shkupit në Kongresin e 24-të të etnologëve, të mbajtur në Strugë prej 25-28 shtator 1991: “ Në shkencë, në etnologji, tek profesori im Rusiq dhe tek Prof. dr Tatomir Vukanoviq, ekzistojnë indicione për njëfar populli tjetër, që dallohen nga ciganët. Përveç këtyre indicioneve kamë hasur edhe në gjurma të kulturës materiale në truallin e Maqedonisë që lidhen drejtpërdrejt me kulturën materiale të K O P T Ë V E ( nënvizoi A.B. ). Në afërsi të Shtipit ekzistojnë ikona të bëra nga argjili, të cilat janë plotësisht identike me ikonat e gjetura në Tunizi dhe në Egjiptin Jugor ... Fjala është për kallëpe në të cilat derdhet argjili, e pastaj piqet dhe gatiten ikonat, gjë që është unike dhe shumë interesante, sepse këso objektesh deri tani janë gjetur vetëm në tri lokalitete. Kështu koptët, si duket, janë lidhja shumë e mundshme me egjiptianët ballkanik “ . ( Nxjerrë nga “ Svet “ nr. 223/1990 ).

E pesta, edhe koptët në Egjipt e flasin gjuhën arabishte , edhe pse janë të krisherë-monofizit. Janë itharë të doktrines krishtere të hershme nga shekulli V e VI, të cilët besonin dhe predikonin se Jezu Krishti ka natyrë hyjnore, e jo edhe njerëzore. Për këtë kisha zyrtare koptët i mallkoi, por doktrinën e tyre e ruajti kisha armene, etiopike dhe koptike. Gjuha koptike mbeti gjuhë rituali dhe ceremoniali kishtarë edhe në Egjipt tek egjiptianët e krishterë, por këtë gjuhë sot nuk e kuptojnë as vet klerikët. Megjithate, kjo gjuhë ndihmoi që të demistifikohen shumë mbishkrime në ireoglife. Gjatë kohës së mbretit egjiptian Hakam në shekullin X, koptët me dhunë u detyruan të bajnë turbane të zeza, ashtu që në rrugë e kudo të mund të dalloheshin nga koptët e arabizuar qysh në shekullin VII.

E gjashta, edhe Sami Frashëri origjinën e egjiptianëve e lidhë me koptët. Madje edhe evgjitët e Indisë së lashtë i lidhë me koptët.

Po e theksojmë edhe njëherë se komb egjiptian nuk ekziston askund në botë, e madje as në Egjipt. Popujt që jetojnë në Egjipt janë grupe etnike shiitë, sunitë e kurdë, por ka edhe nja tetë milion koptë, të cilët fatkeqësisht, këto ditë iu ekspozuan masakrimeve të disa grupeve ekstreme myslimane, por për këtë me ta u solidarizuan edhe shumë myslimanë, duke iu bashkëngjitur protesteve të koptëve për shkak se u vranë 23 koptë dhe shumë sish u sakatosen!

Pra, ashkalinjtë dhe grupet e tjera etnike që janë rekrutuar nga ata, janë një m o z a i k fisesh të ndryshme myslimane nga vendet orientale, që më me siguri, në Ballkan erdhen së bashku me orditë ushtarake të Perandorisë turke.

Pra, etimologjia e fjales “ hashkali “ rjedh nga fjala turqishte has, hali, halillëk e halillëqe që do të thotë tokë ose pasuri bujqësore e mbretërve dhe vezirëve turq të cilat i zotëronin në Kosovë e në vendet të tjera nën dominimin otoman. Punëtoret që punonin në ato pasuri bujqësore quheshin sipas atyre fjalëve h a sh k a l i. Kështu i kanë quajtur turqit dhe ky etnonim u ka mbetur qysh nga koha kur në këto vise sundonin turqit.

Prejardhja ose treva burimore e ashkalinjëve janë vendet orientale si Persia, Berberia, Sudani, Maroku e vendet e tjera arabe, andaj në pikëpamje kombëtare janë arabë, në pikëpamje konfesionale janë myslimanë. Nuk kemi dituri se ashkalinjët kanë pasë ose kanë konfesion tjetër, përveç myslimanë.

Mënyra e ardhjes në Ballkan – Kur arabët pushtuan Spanjën, spanjollët i quanin
m a u r ë, sepse ashtu quhen në gjuhën spanishte. Në kohën kur Turqia hyri në luftë me Spanjen dhe Austrinë, turqit përsuan disfatë. Në atë luftë maurët moren pjesë në anën e Turqisë. Pasi turqit u detyruan të tërhiqen, pasi maurët ishin në anën e tyre, u tërhoqën së bashku me turqit për në Turqi nëpërmjet Greqisë. Në rrjedhën e shekujve, fjala maurë ( span. arabë ) pësoi ndryshime fonetike dhe kjo fjalë u shëndërrua prej
m a u r ë në magjupë. Prandaj fjala ” magjup “, që në gjuhën shqipe mori kuptimin përbuzës, nuk ka kurfarë kuptimi tjetër, por ka kuptimin a r a b.

Menyra dhe rruga e ardhjes në Kosovë – Perandoria turke ndiqte politiken e popullëzimit të tokave të pabanuara. Kur pushtoi shumë vende evropiane, ushtria turke mori me vete edhe maurët. Këtë popullsi turqit e vendosën në vendet e zbrazta ose nëpër pasurit e papunuara toksore, me qëllim që të mbahet balanci midis myslimanëve dhe të krishterëve. Maurët me fanatizëm ruanin fenë islame, andaj Turqia i vendosi nëpër vendet e zbrazta që ti mbushi me myslimanë.

Arabët, në vitin 711, kaluan në Jug të Mesdheut dhe pushtuan Spanjen, por në kohën e inkuizicionit spanjoll, sidomos me rënien e Granadës më 1492 shumë maurë u detyruan të braktisin Spanjen ose të konvertohen në krishtenizëm. Ata që nuk pranuan, u kthyen në vendet arabe, por ata që nuk u kthyen, morën krishtënizmin, por megjithate spanjollët i quanin mozarabes, që do të thotë derra, sepse maurët tinzisht predikonin islamizmin, andaj spanjollët nuk u besonin as që i rrespektonin, por policia gjithnjë “ i mbante në sy “.

Vazhdon..

Nga libra * A SH K A L I *

© Copyright HEAD OFFICE OF ASHKALI